Mustafa i ashpër ndaj Muratit: E shkelët Kushtetutën 11 herë, tash po e citoni

13:33 | 08 Maj 2025
mustafa-i-ashper-ndaj-muratit:-e-shkelet-kushtetuten-11-here,-tash-po-e-citoni

Deputeti i betuar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, i ka reaguar Hekuran Muratit të Vetëvendosjes, pasi ky i fundit iu kthye sot vendimit të shumëpërfolur të Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit.

Mustafa iu drejtua ashpër Muratit dhe kolegëve të tij në parti, duke thënë se po citojnë Kushtetutën, ndërkohë që e kanë shkelur 11 herë gjatë katër viteve të fundit.

“Hekurani dhe kolegët e tij që e kanë shkelur Kushtetutën 11 herë për 4 vjet, pra disa superkriminelë sipas shefit të tyre, po na e citojnë Kushtetutën,” ka shkruar Besian Mustafa.

Komento: