Mbrojtja e vikt*imave në rastin e Thaçit dhe të tjerëve parashtron dy ekspertiza për prova

17:35 | 08 Maj 2025
mbrojtja-e-vikt*imave-ne-rastin-e-thacit-dhe-te-tjereve-parashtron-dy-ekspertiza-per-prova

Dhomat e Specializuara të Hagës kanë bërë të ditur se më 2 maj Mbrojtja e Viktimave parashtroi dy aktekspertiza dhe kërkoi që ato të pranohen si prova, në çështjen gjyqësore të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se më 2 maj poashtu Trupi Gjykues hodhi poshtë një kërkesë të Mbrojtjes së Veselit për të apeluar dy vendime të mëparshme të gjykatësve në lidhje me pranueshmërinë e provave.

“Më 2 maj, Mbrojtja e Viktimave parashtroi dy aktekspertiza dhe kërkoi që ato të pranohen si prova. Një aktekspertizë trajton dëmin psikologjik të pësuar nga viktimat pjesëmarrëse në këtë proces, ndërsa tjetra vlerëson dëmin material të pësuar nga viktimat”.

“Mbrojtja e Viktimave kërkoi gjithashtu që aktekspertizat përkatëse nga gjykimet e Salih Mustafës dhe Pjetër Shalës të pranohen si prova, duke pasur parasysh se ato edhe kanë të bëjnë me viktimat pjesëmarrëse në çështjen gjyqësore për krime lufte Thaçi dhe të tjerët”, thuhet në njoftim.

Në një seancë për ecurinë e çështjes të mbajtur rishtas, gjykatësit urdhëruan Mbrojtjen e Viktimave që jetë gati për të paraqitur argumentet e veta në korrik të këtij viti. /Klankosova.tv

Komento: