Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës mbështet gazetaren Iliri Pireva

17:55 | 08 Maj 2025
rrjeti-i-grave-gazetare-te-kosoves-mbeshtet-gazetaren-iliri-pireva

Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës mbështet gazetaren Iliri Pireva, e cila ka nisur një betejë ligjore kundër ish-vendit të saj të punës, televizionit Klan Kosova, për shkak të shkeljes së pretenduar të të drejtave të saj si punëtore.

“E përgëzojmë gazetaren Pireva për vendosmërinë dhe guximin e saj për të ngritur zërin, jo vetëm për veten, por edhe për shumë gra gazetare që çdo ditë përballen me sfida të natyrave të ndryshme në vendin e punës. Veprimi i saj përbën shembull të guximit dhe të vetëdijes për rëndësinë e respektimit të të drejtave punëtore. RrGK e inkurajon Pirevën që të mos ndalet deri në fund në kërkimin e të drejtës dhe siguron se do ta ndjekë me kujdes dhe nga afër këtë proces. Respektimi i ligjit të punës dhe i kontratës së punës nuk është vetëm obligim ligjor, por domosdoshmëri për një mjedis të sigurt, të drejtë dhe dinjitoz për të gjithë gazetarët, veçanërisht për gratë në media”, thuhet në reagim.

Për këtë rast, mbrëmë ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Komento: