Agim Shahini: Kosova ka humbur rreth 1 miliardë euro nga sanksionet e BE-së

09:05 | 09 Maj 2025
agim-shahini:-kosova-ka-humbur-rreth-1-miliarde-euro-nga-sanksionet-e-be-se


Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka deklaruar për “Front Online” se Kosova ka pësuar humbje të mëdha financiare që nga sanksionimi nga Bashkimi Evropian.

Sipas raportit të AKB-së, humbjet financiare të shkaktuara nga këto sanksione arrijnë rreth 1 miliardë euro.

“Duke u bazuar nga një raport që AKB ka që nga dy vite që jemi të sanksionuar humbjet janë rreth 1 miliardë euro dhe këto mund të jetë më të mëdha për shkak të dëmtimit të imazhit të vendit”, tha ai.

Për vendosjen e masave sipas Shahinit, fajin e kanë institucionet e Kosovës.

“Evropa i ka vu sanksione Kosovës dhe për shkak të këtyre vuajmë në aspekt financiar, integrimit e  diplomacisë. Kosova mbetet një nga vendet e vetme me sanksione ekonomike, pionier i të gjitha shteteve në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor dhe për këtë fajtor janë institucionet”, shprehet Shahini.

 

Komento: