Haradinaj: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për vendimet e situatën në Kuvend

10:13 | 09 Maj 2025
haradinaj:-do-t’i-drejtohemi-gjykates-kushtetuese-per-vendimet-e-situaten-ne-kuvend

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për vlerësim të vendimeve të Kuvendit të Kosovës dhe situatës që është krijuar.

Për këtë duhet të jenë së paku 10 deputetë dhe Haradinaj tha se për këtë po konsultohet me dy partitë tjera, PDK dhe LDK.

“Ne veçse e kemi përgatitur një kërkesë për vlerësim. Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë të vendimeve që janë marrë në Kuvend. Si rasti i mosformimit të Komisionit për votimin e fshehtë dhe të gjitha vendimet paraprake bazuar në procesverbalin e seancave. Sot jemi në konsulta edhe me PDK-në dhe LDK-në në mënyrë që 10 deputetë t’i drejtohemi Gjykatës. Të gjitha vendimet e Kuvendit veç e veç si për mënyrën e votimit, për ndërprerjen, si për situatën e mosnxjerrjes në votim të kandidatit, ardhja në seancë e të gjitha këto”.

Ndërkaq, për një takim të mundshëm të ftuar nga presidentja Vjosa Osmani, Haradinaj, i cili para disa ditësh ka deklaruar se nuk ulet në një tavolinë të njëjtë me Vetëvendosjen, tha se do ta shohin se në çfarë formati do të thirret takimi.

Komento: