Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është deklaruar para nisjes së seancës konstituive.
Ai ka thënë se nuk sheh zgjidhje me deputetët e tij, pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka numrat, edhe nëse tre deputetët e Nismës do të dilnin nga ngërçi politik.
Limaj u bëri thirrje të gjithë spektrit politik parlamentar që, pavarësisht mospajtimeve, të ulen dhe të kërkojnë një zgjidhje.