Krejt çka dihet deri tani për rastin tronditës në Prishtinë – The’ri gruan, më pas u gjet i vdek’ur

07:50 | 10 Maj 2025
krejt-cka-dihet-deri-tani-per-rastin-trondites-ne-prishtine-–-the’ri-gruan,-me-pas-u-gjet-i-vdek’ur

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pasdite e djeshme në Prishtinë, ku një grua është plagosur me thikë nga partneri i saj, i cili më pas është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Sipas informacioneve të Policisë, rreth orës 15:05 është pranuar një informatë për një incident të dhunshëm që ka ndodhur në rrugën “B”, afër ordinancës stomatologjike “Alba Dent”.

Sinjali mësoi se gruaja është Rina Isufi, rreth 31-vjeçare e cila dyshohet se është therur me thikë në dorë nga bashkëshorti i saj, Festim Isufi.

Ajo është takuar nga njësia policore dhe është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor. Ndërkohë, i dyshuari, Festim Isufi, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “B”, tek ndërtesa “Dervisholli”.

Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen, kurse e plagosura është dërguar për në emergjencë në QKUK.

Për të konfirmuar gjendjen e saj shëndetësore, nga QKUK-ja deklaruan se e plagosura nuk ka asgjë serioze, dhe e njëjta është lëshuar në përcjellje të Policisë.

Kjo ngjarje u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.

Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dalë me një njoftim zyrtar, duke thënë: “Lidhur me këtë rast, Prokuroria ka iniciuar procedurë penale me kallëzim penal si ‘Hetim mbi vdekjen’, për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarje”.

Komento: