Të shtëna me armë janë dëgjuar dje në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë.
Policia në raportin 24 orësh, njoftoj se një person ishte duke ecur kur në drejtim të tij një person ka filluar të shtijë me armë.
Rasti është iniciuar si “Vrasje në Tentativë”.
“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ishte duke ecur rrugës, i dyshuari mashkull kosovar, ka filluar të shtijë me armë në drejtim të tij dhe pastaj është larguar në drejtim të panjohur. Të lënduar nuk ka, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale në një kafiteri. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur e konfiskuar 3-gëzhoja cal-9mm, si dëshmi materiale. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori. Rasti duke u hetuar”, njoftoj policia.