Vidhen stoli ari në një shtëpi në Bibaj të Ferizajt

11:23 | 10 Maj 2025
vidhen-stoli-ari-ne-nje-shtepi-ne-bibaj-te-ferizajt

Në fshatin Bibaj të Ferizajt një person ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur stoli ari.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ankuesi ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda në dhomën e tij dhe nga aty kanë arrit të marrin stoli ari.

Ndërsa, rasti është nën hetime.

“Fsh. Bibaj, Ferizaj 09.05.2025, 21:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda në dhomën e tij dhe nga aty kanë arrit të marrin stoli ari. Rasti nën hetime”, njofton Policia.

Komento: