Ekrem Kastrati nga NISMA lë të hapur mundësinë për rikandidim në Malishevë

14:14 | 11 Maj 2025
ekrem-kastrati-nga-nisma-le-te-hapur-mundesine-per-rikandidim-ne-malisheve


Kryetari aktual i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, për FrontOnline ka deklaruar se ende nuk është marrë një vendim për kandidatin e Nismës Socialdemokrate në zgjedhjet lokale të ardhshme.

“Edhe më tutje nuk kemi pasur takim me strukturat e NISMA-s këtu në Malishevë dhe ende nuk e kemi caktuar kandidatin për kryetar komune’’, tha ai.

Ai tha se nuk ka pasur ende takim me strukturat lokale të partisë në Malishevë, por la të kuptohet se është i gatshëm të rikandidojë, nëse kjo kërkohet nga lideri i Nismës, Fatmir Limaj.

“Derisa nuk kemi takim, nuk po dua të them, por besoj se do të jem unë, por ta shohim. Nëse Limaj e kërkon këtë, patjetër që do i hyja garës për kryetar,” tha Kastrati për FrontOnline.

Komento: