Sokol Bashota ende pa vendim për rikthim në garën për kryetar të Klinës

15:59 | 11 Maj 2025
sokol-bashota-ende-pa-vendim-per-rikthim-ne-garen-per-kryetar-te-klines


Ish-kryetari i Komunës së Klinës dhe aktualisht kryetar i degës së PDK-së në këtë komunë, Sokol Bashota, për FrontOnline  ka deklaruar se ende nuk ka marrë një vendim për rikandidim në zgjedhjet lokale të ardhshme.

Ai tha se çështja do të diskutohet fillimisht me kryesinë lokale dhe atë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Ende s’kemi vendos me kryesinë qendrore të PDK-së. Akoma s’e kam mendu nëse i hyjë garës, por me lënë vend të caktuar,” tha Bashota për FrontOnline

Ai theksoi se vendimi i tij do të merret vetëm pas konsultimeve të plota brenda parties.

“Le t’i konsumojmë diskutimet me degën dhe kryesinë qendrore, pastaj vendosi,” shtoi ai.

Komento: