Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, për FrontOnline ka bërë të ditur se është i gatshëm të rikandidojë për një mandat tjetër në zgjedhjet lokale të ardhshme, por vendimi përfundimtar do të merret nga strukturat e partisë.
“Për këtë vendos këshilli drejtues i partisë në Suharekë dhe në qendër. Le të kqyrim se çfarë mendimi japin ata,”tha Muharremaj për FrontOnline
Ai konfirmoi gatishmërinë e tij për t’u futur sërish në garë për udhëheqjen e komunës.
“Po, jam i gatshëm për t’u futur në garë,” shtoi ai.