Fadil Vokrri, sërish në listën e votuesve në Tiranë

16:26 | 11 Maj 2025
fadil-vokrri,-serish-ne-listen-e-votuesve-ne-tirane

Emri i legjendës kosovare të futbollit, Fadil Vokrri vazhdon të figurojë në mesin e votuesve në Tiranë, edhe disa vjet pas vdekjes së tij.

Vokrri mbante edhe nënshtetësi të Shqipërisë, dhe gazetari Xhemajl Rexha ka gjetur emrin e tij te Qendra e Votimit, te Liceu Artistik, në Tiranë.

 

Ngjashëm, emri i tij figuronte edhe në zgjedhjet e 2021, duke shfaqur faktin se listat nuk janë përditësuar

Komento: