Besim Ilazi nuk do të rikandidojë për Kaçanikun, PDK garon me Sabedin Vishin

17:17 | 11 Maj 2025
besim-ilazi-nuk-do-te-rikandidoje-per-kacanikun,-pdk-garon-me-sabedin-vishin

Kryetari aktual i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, për FrontOnline ka bërë të ditur se nuk do të rikandidojë për një mandat të ri në zgjedhjet komunale të vjeshtës.

Pas katër mandateve në krye të komunës, Ilazi ka konfirmuar tërheqjen e tij nga gara, duke njoftuar se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të garojë me një emër të ri.

“Meqënse unë jam në mandatin e katërt, do të largohem dhe kandidat do të jetë zëvendësi im i cili është edhe nënkryetar i komunës, Sabedin Vishi”,deklaroi Ilazi për FrontOnline.

Komento: