Aksident në rrugën C në Prishtinë, këmbësori dërgohet për trajtim mjekësor

22:17 | 11 Maj 2025
aksident-ne-rrugen-c-ne-prishtine,-kembesori-dergohet-per-trajtim-mjekesor

Sot rreth orës 21:00 në rrugën ‘C’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një këmbësori.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se si pasojë e aksidentit është lënduar këmbësori, i cili  menjëherë është dërguar për tretman mjekësor.

“Me rastin po merret njësiti i trafikut”, shtoi ajo.

 

Komento: