Dragusha nga Demokracia+: Prokurimi publik në Kosovë mbetet i ndjeshëm ndaj rrezikut të favorizimit dhe klientilizmit

10:15 | 12 Maj 2025
dragusha-nga-demokracia+: prokurimi-publik-ne-kosove-mbetet-i-ndjeshem-ndaj-rrezikut-te-favorizimit-dhe-klientilizmit


Ardit Dragusha nga organizata Demokracia Plus për FrontOnline ka folur mbi praktikat e lidhjes së kontratave për qira të mjeteve të transportit nga institucionet publike.

Dragusha tha se, ndonëse institucionet e prokurimit përpiqen të justifikojnë kontratat për qira si një mundësi fleksibile megjithatë kontratat e tilla rezultojnë të jenë me kosto me oportune.

“Lidhja e kontratave të qirasë për mjetet e transportit për periudha të gjata bëhet për shkak se, sipas vlerësimit të institucioneve publike, në veçanti AQP-së, kjo mënyrë ofron më shumë fleksibilitet buxhetor pasi përfshihet edhe mirëmbajtja e veturave dhe në terma afatgjatë, rezulton të jetë me kosto më oportune,” tha Dragusha.

Ai tha po asht use për secilën kontratë duhet të bëhet një analizë mbi koston e përfitimit.

“Për secilën kontratë duhet të bëhet një analizë e kostos dhe përftimit, e cila justifikon qartë marrjen me qira në vend të blerjes,” shtoi Dragusha,

Në lidhje me mundësinë e abuzimeve dhe favorizimit të grupeve të interesit, Dragusha nënvizoi se prokurimi publik në vendin tone mbetët indjeshëm rreziku për favorizimin e klientelizmit.

 “Prokurimi publik në Kosovë mbetet i ndjeshëm ndaj rrezikut të favorizimit dhe klientilizmit,” përfundoi Dragusha.

/FrontOnline/

Komento: