AAK me mbështetjen e PDK dhe LDK e ka çuar në Kushtetuese çështjen e votimit të fshehtë

11:31 | 12 Maj 2025
aak-me-mbeshtetjen-e-pdk-dhe-ldk-e-ka-cuar-ne-kushtetuese-ceshtjen-e-votimit-te-fshehte

AAK e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese uar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e votimit të fshehtë.

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nisma e tyre për t’iu drejtuar Kushtetueses është mbështetur nga deputetë të LDK’së dhe PDK’së.

“Loja me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës, është bërë e turpshme, jo vetëm për deputetët e zgjedhur nga populli, por edhe për vetë Kosovën si shtet. Seancat e përsëritura në çdo 48 orë, pa asnjë vendim, janë bërë model i papjekurisë sonë shtetërore. Dëmet nga bllokada që po i bëhët konstituimit të Kuvendit, ka edhe pasoja të rënda politike dhe ekonomike për ne si vend e si shoqëri. Konsiderojmë se ndërrimi i mënyrës së votimit në gjysmë të procesit, me diktat të Vetëvendsjes, është shkelje e rëndë e Kushtetutës. Në një situatë të tillë pa rrugëdalje, e vetmja derë na ka mbetur Gjykata Kushtetuese. Prandaj sot, Grupi ynë Parlamentar me mbështetjen edhe të deputetëve të LDK dhe të PDK, i është drejtuar asaj për të saktësuar shkeljet kushtetuese në këtë proces dhe për të na dhënë zgjidhje se si të dalim nga ky ngërç. Natyrisht deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese, i cili shpresojmë të jetë i shpejtë, kemi kërkuar masë të përkohshme që të ndërpritet shpërfytyrimi i Parlamentit me seancat qesharake e pa asnjë produkt!”, ka shkruar Haradinaj.

Në vazhdimet e fundit të seancës konstituive VV ka tentuar që ta ndërrojë formën e votimit të kryeparlamentarit nga i hapur në të fshehtë, mirëpo nuk ka gjetur pajtueshmëri nga opozita.

Partitë opozitare kanë refuzuar të propozojnë anëtarë për komisionin që do ta mbikëqyrte votimin e fshehtë.

Komento: