VV akoma pa përgjigjie për ftesën e Osmanit

15:04 | 12 Maj 2025
vv-akoma-pa-pergjigjie-per-ftesen-e-osmanit

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arlind Manxhuka, për FrontOnline ka folur pasi presidentja Vjosa Osmani ka dërguar ftesa për liderët e partive politike për konsultime rreth seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila do të zhvillohet 15 maj në orën 13:00.

Në një prononcim për FrontOnline, Manxhuka ka thënë se ende nuk ka marrë informacion për ftesën, duke shtuar se ka dërguar një pyetje në zyrën e informimit të VV-së, për të mësuar nëse VV ka marrë ftesën për këtë takim.

Ai theksoi se sapo të ketë informacion të ri, do të njoftojë median.

“Sapo i derova pyetje zyrës së presidentes nëse kemi marrë ftesë apo jo. Sapó të kem ndonjë informacion, do ju shkruaj,” tha Manxhuka

 për FrontOnline.

Komento: