Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një të dyshuarit për vrasje në tentativë në Pejë

15:57 | 12 Maj 2025
policia-kerkon-ndihme-per-gjetjen-e-nje-te-dyshuarit-per-vrasje-ne-tentative-ne-peje

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizim të një personi të dyshuar për vrasje të mbetur në tentativë.

Policia i ka publikuar të dhënat e të dyshuarit, përcjell Periskopi.

Foto: POLICIA E KOSOVËS
Personi i kërkuar është Kujtim Alimusaj, i lindur me 25.07.1981 nё Fshatin Strellc i epërm.

“I pandehuri është i kërkuar për veprat penale ‘Vrasje e mbetur nё tentativё’ Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesën e Policisë.

Komento: