Organizohet prezantim publik për “Master planin për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes”

16:10 | 12 Maj 2025
organizohet-prezantim-publik-per-“master-planin-per-zgjerimin-e-rrjetit-te-ngrohjes”

NP “Termokos” SH.A. më 16.05.2025, duke filluar nga ora 10.00, do të organizojë një prezantim publik informues për projektin “Solar 4Kosovo II”, i cili do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Gjatë këtij takimi do të prezantohet dhe diskutohet për “Master planin e zgjerimit të rrjetit të ngrohjes”, që parasheh zgjerimin e rrjetit të ngrohjes për disa lagje të kryeqytetit.

“Solar 4Kosovo II” është një nga projektet më të mëdha të ngrohjes diellore në Evropë dhe i pari i këtij lloji në Kosovë, i cili do të mundësojë ngrohjen e ujit nga panelet diellore për furnizimin me ngrohje edhe për 200 objekte banesore dhe rreth 8.600 familje të lagjeve: “Kalabria” + “Kalabria” (Dardha), “Prishtina e vjetër”, “Gjinaj jug”, “Lagjja e muhaxherëve”, “Tophane”, “Lakrishte”.

Ftohen të gjithë qytetarët dhe palët e interesuara, që dëshirojnë të informohen më shumë rreth këtij projekti kapital, të marrin pjesë në prezantimin publik më 16.05.2025, nga ora 10.00, në sallën e Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Komento: