Presidentja, Vjosa Osmani po qëndron në Vjenë për vizitë zyrtare.
Osmani ka pranuar sot “Çmimin për Evropën” nga Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi.
Përmes një postimi në Facebook, ajo shprehet e nderuar me marrjen e këtij çmimi dhe thotë se i njëjti çmim iu nda dy dekada më parë edhe Presidentit Rugova.
Osmani ka thënë se ky çmim është një nderim për Kosovën dhe një dëshmi se rruga jonë evropiane për paqe demokraci dhe partneritet translantik, vazhdon me vendosmëri.
“Sot, në zemër të Evropës, në Vjenë, pranova me respekt Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Evropian “Coudenhove-Kalergi”, në një ceremoni të veçantë organizuar nga PanEuropa”.
“Dy dekada më parë, i njëjti çmim iu nda Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Ky është një nderim për Repubikën e Kosovës dhe një dëshmi se rruga jonë evropiane, e ndërtuar mbi vizionin e Presidentit Rugova për paqe, demokraci dhe partneritet transatlantik, vazhdon me vendosmëri. Për Kosovën që beson, që qëndron dhe që ecën përpara!”, ka shkruar Osmani./FrontOnline/
Postimi i plotë: