Spahiu: Kurti mund ta formojë Qeverinë, por duhet ta lëshojë dorën pak– situata po u konvenon të gjithëve

09:13 | 13 Maj 2025
spahiu:-kurti-mund-ta-formoje-qeverine,-por-duhet-ta-leshoje-doren-pak–-situata-po-u-konvenon-te-gjitheve


Analisti politik Nexhmedin Spahiu për FrontOnline ka komentuar ngërçin politik pas zgjedhjeve dhe mungesën e qartësisë rreth formimit të institucioneve të reja, duke e cilësuar si një situatë që po u përshtatet të gjitha palëve. Ai thekson se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mundësi për të formuar Qeverinë, por se po refuzon të bëjë lëshime që do ta mundësonin këtë proces.

“Vështirë është të dihet se çka mundet me bërë Kurti. Nuk mundesh me parashiku sepse gjithçka mundet me ndodhë,” tha Spahiu në një intervistë për media.

Sipas tij, Kurti ka ende mundësi reale për të ndërtuar shumicën e nevojshme parlamentare, por për ta arritur këtë duhet të jetë më fleksibil në qëndrimet e tij.

“Kurti ka mundësi me formu Qeverinë. Me lëshu pak dorën dhe pazarin dhe pak e ul krenarinë, por pse nuk po e bën këtë nuk e di,” u shpreh Spahiu për FrontOnline.

Ai shton se vakumi institucional që është krijuar pas zgjedhjeve po i shkon për shtati shumicës së aktorëve politikë dhe institucionalë.

“Kjo situatë po iu konvenon të gjithëve sepse të gjithë po përfitojnë pikë për zgjedhjet e ardhshme. Deputetët po paguhen si deputetë por s’po e bëjnë punën, ngjashëm edhe ministrat dhe Qeveria në detyrë ngjashëm po vepron. Po i përshtatet të gjithëve,” tha ai.

Komento: