Haradinaj kujton heroizmin e familjes Meha në 44-vjetorin e rënies

10:51 | 13 Maj 2025
haradinaj-kujton-heroizmin-e-familjes-meha-ne-44-vjetorin-e-renies

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka kujtuar heroizmin e familjes Meha në Prekaz në 44-vjetorin e rënies.

Ai në Facebook thotë se kryengritja e parë e armatosur, përballja e Tahirit me forcat jugosllave, ishte vazhdimësi e asaj të Shaban Polluzhës dhe paralajmërim i luftës çlirimtare të komandantit legjendar Adem Jashari.

Haradinaj poashtu ka kujtuar edhe dhjetëra civilë të pafajshëm të vrarë në masakrën e Korishës së Prizrenit dhe fshatrave përreth.

“Liria jonë në themel i ka heronjtë e kombit, martirët, gjithë ata që janë flijuar për liri ndër breza.

Kujtojmë sot dhjetëra civilë të pafajshëm të vrarë në masakrën e Korishës së Prizrenit dhe fshatrave përreth, ku pushtuesit nuk kursyen as 14 fëmijë të kësaj anë.

Gjithashtu, në 44-vjetorin e rënies, kujtojmë heroizmin e familjes Meha në Prekaz. Derisa nderojmë heroizmin e Tahir Mehës me babën Nebihun, duke mbrojtë nderin e Kullës së Mehajve, na shfaqet para sysh krejt historia e rezistencës dhe tradita e lavdisë brez pas brezi në Prekazin legjendar. Kryengritja e parë e armatosur, përballja e Tahirit me forcat jugosllave, ishte vazhdimësi e asaj të Shaban Polluzhës dhe paralajmërim i luftës çlirimtare të komandatit legjendar Adem Jashari.

Nderim përjetë të rënëve për lirinë e Atdheut!”, ka shkruar kreu i AAK-së.

Komento: