Policia është deklaruar në lidhje me gjuajtjen me kallash mbrëmë te Rruga B në Prishtinë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha se nga ky rast janë dëmtuar dy vetura, ndërkaq persona të lënduar nuk ka.
“Mbrëmë rreth orës 23:55 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ” Bardhyl Qaushi” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, të cilat kanë rezultuar me gjetjen e dy lloje gëzhojash. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkaq dy vetura janë dëmtuar”, tha Borovci
Ai tutje deklaroi se policia po punon në mënyrë aktive për të mbledhur më shumë informacion rreth identifikimit të të dyshuarve, dhe në të njëjtën kohë po vijon punën hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.