Deklarata të kundërta për atë se çfarë u diskutua në Qeveri, Guerot e zbulon se Kurti vetë i ftoi diplomatët për t’u parë në ZKM

12:42 | 13 Maj 2025
deklarata-te-kunderta-per-ate-se-cfare-u-diskutua-ne-qeveri,-guerot-e-zbulon-se-kurti-vete-i-ftoi-diplomatet-per-t’u-pare-ne-zkm

Ambasadori francez, Olivier Guerot, ka shkruar sot në X për takimin e djeshëm me kryeministrin në dorëheqje, Albin Kurti, si dhe me ambasadorët e tjerë të vendeve të QUINT-it dhe atë të BE-së.

Ai ka treguar se takimi në Zyrën e Kryeministrit u realizua me iniciativën e Kurtit dhe tha se temë e diskutimit ishte integrimi europian i Kosovës dhe formimi i institucioneve.

“Së bashku me ambasadorët e tjerë të QUINT-it dhe të BE-së, takova kryeministrin në detyrë Albin Kurti, me iniciativën e tij. Pata një bisedë të mirë mbi integrimin europian të Kosovës dhe çfarë duhet bërë në këtë drejtim. Formimi i një qeverie është një nga hapat e nevojshëm”, ka shkruar Guerot.

Në njoftimin që lëshoi dje Zyra e Kryeministrit për këtë takim thuajse e tërë përmbajtja ishte e fokusuar te procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Europës, të cilën ZKM e prezantoi si “temë qendrore e takimit”.

Por, veç pak i përmendi diskutimet për çështjen e bllokadës së institucioneve, duke thënë se gjatë takimit diskutua edhe “për rrugën përpara në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe zhvillimet e fundit në vend”.

Sidoqoftë, version krejt tjetër dhanë diplomatët që ishin me Kurtin në njoftimet e tyre për takimin

Komento: