Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i PK-së takohet me ambasadorin britanik, temë diskutimi situata e sigurisë në Kosovë

15:52 | 13 Maj 2025
zevendesdrejtori-i-pergjithshem-i-pk-se-takohet-me-ambasadorin-britanik,-teme-diskutimi-situata-e-sigurise-ne-kosove

Gjatë ditës së sotme Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Fehmi Hoti ka zhvilluar takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë Jonathan Hargreaves.

Në këtë takim sipas njoftimit temë diskutimi ishte situata e sigurisë në Kosovë duke përfshirë situatën në veri të vendit.

‘’Ambasadori z. Hargreaves u prit në një takim të ngrohtë nga Zv.drejtori Hoti, me të cilin ndau informacione mbi situatën e sigurisë në Kosovë, përfshirë situatën në veri të vendit, si dhe për punën e angazhimin e Policisë së Kosovës, si një polici profesionale, demokratike dhe e zhvilluar në fusha të ndryshme policore.Ndër të tjera nga z.Hoti u potencua se Policia e Kosovës ka bashkëpunim të mirë me partnerët e sajë strategjik, përfshirë edhe një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me ambasadën Britanike në Kosovë, e cila në vazhdimësi ka përkrahur dhe mbështetur Policinë e Kosovës, si me trajnime të avancuara po ashtu edhe me pajisje logjistike e teknologjike’’, thuhet në njoftim.

Më tutje është bërë e ditur se Hargreaves falënderoi zëvendësdrejtorin dhe stafin policor për mikpritjen, si dhe njëherë e përgëzoi PK-në për zhvillimin dhe avancimin profesional, për punën dhe angazhimet policore në interes të sigurisë së qytetarëve pa dallime

Sipas njoftimit takimi rezultoi me dakordimin e përbashkët, për rritjen e mëtejme të partneritetit, bashkëpunimit dhe përkrahjes në fusha të ndryshme policore, të cilat reflektojnë në interes të sigurisë së përgjithshme si dhe parandalimit dhe luftimit të të gjitha veprimtarive kriminale.

Komento: