Kosova dhe SHBA kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ndërveprueshmëri dhe siguri në komunikim.
Këtë e ka bërë të ditur ambasada e Amerikës në Kosovë, duke thënë se Kosova është partneri i 33’tëë që e nënshkruan këtë marrëveshje.
Marrëveshja është nënshkruar nga komandanti i FSK’së, Bashkim Jashari, dhe gjenerali amerikan John Philips.
“Një hap i madh përpara për t’i bërë dy kombet tona më të forta dhe më të sigurta. Urime FSK’së”, thuhet në postimin e ambasadës.