Me përkushtim të pandalshëm për të promovuar bukuritë dhe potencialin turistik të Kosovës dhe rajonit, Sharr Travel – kompania lidere e turizmit në vend dhe një ndër më të mëdhatë në Evropën Juglindore – ka mirëpritur me ngrohtësi një tjetër grup turistësh nga Finlanda, të cilët zbarkuan sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Në pritje të tyre, si gjithmonë, ishin përfaqësuesit e kompanisë, të udhëhequr nga Presidenti i Sharr Travel, z.Ruzhdi Kurtishaj, i cili theksoi rëndësinë që ka ky angazhim në forcimin e turizmit ndërkombëtar dhe imazhit të rajonit në tregun global.
“Me kënaqësi të madhe mirëpritëm sot grupin e turistëve nga Finlanda, pjesë e një udhëtimi të organizuar me kujdes nga Sharr Travel. Ky është grupi i 7-të ndërkombëtar që vjen nëpërmjet paketave tona të integruara, të cilat përfshijnë Kosovën, Shqipërinë dhe atraksione të tjera të Ballkanit, duke dëshmuar për rritjen e vazhdueshme të interesimit të turistëve për këtë pjesë të Evropës,” – deklaroi z. Kurtishaj.
Itinerari i këtij udhëtimi 9-ditor përfshin:
Ky grup i ardhur nga veriu i largët i Evropës është dëshmi konkrete e suksesit të modelit të turizmit të ndërtuar nga Sharr Travel, që synon jo vetëm të sjellë vizitorë, por të krijojë përvoja autentike, emocione të paharrueshme dhe marrëdhënie afatgjata me tregjet ndërkombëtare.
Me një rrjet bashkëpunimesh që shtrihet në mbi 20 vende dhe mijëra turistë të kënaqur çdo vit, Sharr Travel vazhdon të jetë ambasador i vërtetë i Kosovës dhe Shqipërisë në botën e turizmit global.
Qëndroni me Sharr Travel për më shumë pamje, histori dhe përvoja nga ky udhëtim unik!