Hoxhaj uron Ramën: Moment krenarie për të gjithë shqiptarët

11:34 | 14 Maj 2025
hoxhaj-uron-ramen:-moment-krenarie-per-te-gjithe-shqiptaret

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj e ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën për fitore në zgjedhjet e 11 majit.

Ai thotë se kjo fitore është jo vetëm një sukses për Shqipërinë, por edhe një moment krenarie për gjithë shqiptarët.

“E uroj nga zemra mikun tim të çmuar dhe të Kosovës, Kryeministrin Edi Rama, për fitoren e madhe në këto zgjedhje. Kjo fitore është jo vetëm një sukses për Shqipërinë, por edhe një moment krenarie për gjithë shqiptarët, duke dëshmuar pjekurinë demokratike dhe besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor. Si aleati më i ngushtë i Kosovës, Shqipëria mbetet themel i bashkëpunimit dhe mbështetjes së ndërsjellë. Uroj që gjatë këtij mandati të katërt, Kryeministri Rama ta përmbyllë me sukses rrugëtimin drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian dhe Shqipëria ta merr vendin që e meriton në familjen evropiane”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Komento: