Mungesa e rrymës lë pa ujë Drenasin

14:47 | 14 Maj 2025
mungesa-e-rrymes-le-pa-uje-drenasin

Ndërprerja e furnizimit me rrymë në Bivolak ka lënë edhe pa  ujë qytetarët e Drenasit.

Kjo është bërë e ditur nga Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina”

“Për shkak të ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike në Bivolak, qytetarët e Drenasit mbesin pa furnizim me ujë deri në momentin e lëshimit të energjisë elektrike.

Faleminderit për mirëkuptim!”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit të kryeqytetit.

Komento: