Zemaj për ngërçin në Kuvend: Situatën e ka krijuar VV-ja, askush s’dëshiron të bashkëpunojë me të

10:44 | 15 Maj 2025
zemaj-per-ngercin-ne-kuvend:-situaten-e-ka-krijuar-vv-ja,-askush-s’deshiron-te-bashkepunoje-me-te

Armend Zemaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është prononcuar para fillimit të tentativës së 16 për konstituimin e Kuvendit, duke thënë se Lëvizjes Vetëvendosjes i takon që të ofrojë një mundësi të re për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Ai ka thënë edhe se ka një tentativë për kapjen e Kuvendit.

‘‘Ka një tentativë edhe të kapjet të institucionit të Kuvendit, kjo është e dëmshme edhe për vetë zhvillimet që janë në Kosovë.. Partia e parë e ka për obligim që të ofrojë një mundësi të re për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit por edhe të qeverisë së ardhshme. Zgjedhjet e kanë dhënë këtë rezultat, ndërsa situatën e ka krijuar LVV-ja që siç duket askush nuk dëshiron që të bashkëpunojë me të’’, ka thënë ai.

Komento: