Kadrijaj: Për respekt kemi dalë sot, në Kuvend po ndodh cirk

11:41 | 15 Maj 2025
kadrijaj:-per-respekt-kemi-dale-sot,-ne-kuvend-po-ndodh-cirk

Deputetja e betuar e AAK-së, Time Kadrijaj, pas dështimit të seancës së 16-të për konstituim të Kuvendit, thotë se ky institucion është shndërruar në cirk.

Madje ajo shton se partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje është ajo që nuk po ndërron qëndrim, dhe që sipas saj, është lidhur me një emër (Albulena Haxhiu), i cili nuk po kalon

“Për respekt kemi dalë sot këtu, për shkak se po na vjen keq që po detyrohemi çdo 48 orë, edhe ju si media me ardhë me përcjell një cirk që po ndodh në Kuvendin e Kosovës, pa ndonjë ndryshim, pa tentim të ndryshimit nga Lëvizja Vetëvendosje, sepse e keni pa, është dhënë alternativa, e thanë edhe parafolësit, këta janë lidhur me një emër që nuk po kalon, tha ajo.

Komento: