Ushtarët italianë të KFOR-it patrullojnë në jug të Kosovës

13:15 | 15 Maj 2025
ushtaret-italiane-te-kfor-it-patrullojne-ne-jug-te-kosoves

Ushtarët italianë të KFOR-it, kohëve të fundit kryen patrulla dhe mbikëqyrje.

Sipas një njoftimi nga ana e KFOR-it, patrullat synojnë të mbështesin sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në jug të Kosovës.

Aktivitetet lejojnë gjithashtu përfshirjen me popullsinë lokale dhe autoritetet civile, duke forcuar më tej besimin në KFOR dhe duke riafirmuar praninë e paanshme të ushtarëve në rajon.

Komento: