Bajrami: Gjatë qeverisë Kurti lulëzoi importi i energjisë, qytetarët paguajnë faturën – përfitues janë ata që quhen “mafi energjetike”

10:46 | 16 Maj 2025
bajrami:-gjate-qeverise-kurti-lulezoi-importi-i-energjise,-qytetaret-paguajne-faturen-–-perfitues-jane-ata-qe-quhen-“mafi-energjetike”

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) importi i energjisë ka pësuar rritje viteve të fundit

E lidhur me këtë ka reaguar deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Hykmete Bajrami. Bajrami ka thënë se në mandatin e Qeverisë Kurti, ka lulëzuar importi i energjisë elektrike dhe si “rezultat” i varësisë nga importi dhe menaxhimit të dobët, të qëllimshëm, sot kemi kompani që merren me tregtim të energjisë që vetëm pas tri viteve operimi në Kosovë, hyjnë në top 10-shën për nga qarkullimit

 

 

“Kështu qytetarët dhe bizneset paguajnë faturën, ndërsa përfituesit janë ata që sot me të drejtë quhen “mafi energjetike”. E normal për deputetin Kurti nuk ka urgjencë të themelimit të institucioneve. Është një fjalë e urtë që thotë: “Zullumi këputet prej së trashi”. Për këtë arsye ne mendojmë se vendi është në krizë institucionale dhe jo vetëm dhe për këtë arsye një Qeveri kalimtare është e nevojshme që të merret me problemet dhe hallet e qytetarëve dhe të bizneseve. Pak e shumë, gjendja si në energjetikë është edhe në fushat tjera”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Postimi i plotë:

Komento: