Kryesia e degës së LDK-së në Junik ka propozuar Ruzhdi Shehun, si kandidat për kryetar të Komunës edhe për një mandat.
Këtë e bëri të ditur, vet kryetari aktual i Junikut, Ruzhdi Shehu përmes një postimi në “Facebook”, transmeton Front Online.
Shehu është shprehur i lumtur për mbështetjen që struktura e partisë në këtë komunë, i ka dhënë edhe për një mandat të radhës.
“Të dashur qytetarë të Junikut, Me nder dhe përgjegjësi të lartë ju njoftoj se Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Junik më ka nominuar edhe për një mandat si kandidat për Kryetar të Komunës. Kjo mbështetje e strukturës së partisë, e kombinuar me besimin dhe përkrahjen që çdo ditë po e ndjej nga qytetarët e Junikut, më jep forcë dhe vullnet për të vazhduar angazhimin tim në shërbim të komunës sonë. Megjithatë zgjedhjet e ardhshme lokale do të jenë zgjedhjet e fundit në të cilat unë do të kandidoj për Kryetar të Junikut. Pra mandati i ardhshëm do të jetë mandati i fundit si Kryetar i Komunës”, ka shkruar Shehu. /Front Online/