Një shtëpi është djegur në Ballaban të Prishtinës.
Lajmin në polici e ka raportuar ankuesi mashkull kosovar, i cili ka bërë të ditur se shtëpia e tij u përfshi në rrethana të panjohura nga zjarri.
“Fsh. Ballaban, Prishtinë 04.05.2025-21:09. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në rrethana ende të pa njohur nga zjarri është përfshirë shtëpia e tij. Rasti është duke u hetuar”, njofton PK.