Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka thënë se shpreson që javët e ardhshme të rifillojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.
Kështu u shpreh presidenti francez gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, pasi nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për turizëm.
“Unë shpresoj që javët e ardhshme të rifillojmë dialogun edhe me Prishtinën edhe me Beogradin, sepse secili vend është përballur me vështirësi, në këtë mënyrë të bëjmë avancimin. Është e rëndësishme për të gjithë rajonin”, u shpreh Macroni.