As sot, për të 16-tën herë, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën ta bëjnë konstituimin e Kuvendit.
Kësisoj, vendi vazhdon të jetë në një ngërç politik si asnjëherë më parë.
Vetëvendosje insiston që të ketë një votim të fshehtë për Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, ndërsa partitë tjera politike nuk ndryshojnë qëndrimin e tyre, pasi siç thonë ata, kjo është shkelje e rregullores së Kuvendit – ndryshimi i mënyrës së votimit – pas atij të hapur.
Ndër të tjera, ata kërkojnë që për pozitën e kryetarit të Kuvendit, të propozohet një person që është unifikues, e sipas tyre, Albulena Haxhiu nuk është një prej tyre.
Ndërkohë, tashmë AAK ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese lëndën për çështjen e votimit të fshehtë në Kuvend. Atë e nënshkruan deputetët e PDK, LDK dhe AAK.
Seanca e radhës është me 19 maj në ora 10:30.