Aksident mes një veture dhe trenit në Drenas, lëndohet një person

12:58 | 17 Maj 2025
aksident-mes-nje-veture-dhe-trenit-ne-drenas,-lendohet-nje-person

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Drenas mes një veture dhe trenit. Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka dhënë detaje për Front Online.

Ajo bëri të ditur se si pasojë e aksidentit një person është lënduar.

‘‘Sot rreth orës 09:00 në fshatin Shtrubullovë të Drenasit , ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një treni. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një person. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve të trafikut rrugor dhe përgjegjësit për aksidente hekurudhore, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe shikimin e vendit të ngjarjes’’, njoftoi Ahmeti.

Komento: