Osmani dhe kryeministri i Kroacisë kryesojnë tryezën e liderëve me temën “Një Evropa e hapur me kufij të sigurt

16:07 | 17 Maj 2025
osmani-dhe-kryeministri-i-kroacise-kryesojne-tryezen-e-lidereve-me-temen-“nje-evropa-e-hapur-me-kufij-te-sigurt

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovic.

Ata bashkëkryesuan tryezën e liderëve me temën “Një Evropa e hapur me kufij të sigurt”.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Osmani shkroi se në këtë tavolinë sfidat dallonin nga shteti në shtet, një gjë ishte e qartë, përkushtimi për garantim të sigurisë dhe sundim të ligjit mbeten kyç për politika të duhura e zgjidhje afatgjata.

“Kosova dhe Kroacia i kanë prirë dje diskutimit të nivelit më të lartë evropian për sfidat e migrimit, mobilitetin dhe fuqizimin e të rinjve. Bashkë me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, bashkëkryesuam tryezën e liderëve temën “Një Evropë e hapur me kufij të sigurt”. Përderisa sfidat dallonin nga shteti në shtet, një gjë ishte e qartë, përkushtimi për garantim të sigurisë dhe sundim të ligjit mbeten kyç për politika të duhura e zgjidhje afatgjata”, shkroi Osmani.

Komento: