Osmani me Macron: Folëm për vizionin e përbashkët për të ardhmen euroatlantike të Kosovës

21:33 | 17 Maj 2025
osmani-me-macron:-folem-per-vizionin-e-perbashket-per-te-ardhmen-euroatlantike-te-kosoves

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian është takuar me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Në një postim në platformën X, ajo ka theksuar ata folën për vizionin e Kosovës në rrugën e integrimit evropian.

“Një mundësi e vlefshme për të folur me presidentin Emmanuel Macron në Tiranë rreth partneritetit Kosovë-Francë dhe vizionit tonë të përbashkët për të ardhmen euroatlantike të Kosovës”, ka thënë Osmani

Komento: