Sindikalisti Ali Sefaj, i cili njëherit është njëri nga organizatorët e protestave kundër shtrentjtimit të energjisë elektrike me moton: “Asnjë cent më shumë” ka konfirmuar se protesta kundër shtrenjtimit të energjisë do të organizohen pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
‘’Po, protestat do të organizohen patjetër. Por ato nuk do të jenë simbolike. Ato do të organizohen menjëherë pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, sepse aktualisht nuk kemi një adresë funksionale ku mund të ushtrojmë presion institucional’’, deklaroi Sefaj.
Në lidhje me kërkesën e LDK-së për anulimin e vendimit të ZRRE-së, Sefaj e ka cilësuar si një hap të drejtë dhe në përputhje me interesin publik. Ai e përshëndet angazhimin opozitar për mbrojtjen e qytetarëve, pavarësisht motivime.
‘’Kërkesa e LDK-së është një veprim i drejtë dhe në përputhje me interesin publik, pavarësisht motivimeve politike që mund të ketë. Në këtë rast, ajo ka shërbyer si zë opozitar që mbron interesin e qytetarëve dhe bizneseve ndaj një vendimmarrjeje krejtësisht arbitrare dhe të pashpjegueshme nga ana e ZRRE-së’’, deklaroi Sefaj.