Analisti Nexhmedin Spahiu së fundmi ka qenë cak i kritikave të shumta si rezultat i një takimi që zhvilloi të shtunën me ministrin serb Marko Gjuriq në Beograd.
Ishte vetë Spahiu që publikoi fotografi nga ky takim.
“Me ministrin e jashtëm serb, Marko Djuriq,në zyrën e tij në Beograd”, shkroi Spahiu.
I njëjti në një deklaratë për
Tëvë1 ka treguar arsyet e këtij takimi. Spahiu ka deklaruar se me ministrin serb njihen për më shumë se 10 vite dhe se gjatë takimit kanë diskutuar për problemet që ekzistojnë në rajonin e Ballkanit, dhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.