Kurti homazhe te va*rri i Xhevdet Lecit: Ishte patriot e humanist

15:19 | 18 Maj 2025
kurti-homazhe-te-va*rri-i-xhevdet-lecit:-ishte-patriot-e-humanist

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti bashkë me ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin, si dhe me kolegë të tjerë nga Qeveria e Kuvendi i Kosovës, nderuan me homazhe Xhevdet Lecin në 26-vjetorin e rënies heroike të tij.

Në këtë përvjetor, kryeministri Kurti vlerësoi figurën dhe kontributin e Xhevdet Lecit, veçanërisht gjatë viteve ‘99, kur punoi për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve.

“Xhevdet Leci gjatë viteve të ‘90-ta punoi ditë-natë për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ishte edhe patriot, edhe humanist dhe në të njëjtën kohë zgjeronte, thellonte, ngriste rezistencën e popullit tonë, e cila fillimisht ishte paqësore e paarmatosur, e më pastaj edhe kryengritje e armatosur çlirimtare e udhëhequr nga UÇK-ja”, tha Kurti.

Ai theksoi se nëpërmjet figurave më të ndritshme të historisë sonë, siç është Xhevdet Leci, të cilët janë shëmbëlltyra dhe modeli më i mirë, të rinjtë duhet të mësojnë dhe të ndjekin rrugën e tyre, në mënyrë që historia të bëhet pjesë e vetëdijes sonë kolektive.

Xhevdet Leci, veprimtar i çështjes kombëtare, ra heroikisht më 18 maj 1999 në mbrojtjen e popullatës së zhvendosur në Barilevë, duke u përballur me policinë serbe.

 

Komento: