Sot në Kroaci janë zhvilluar zgjedhjet komunale, në të cilat komuniteti shqiptar që jeton në Komunën e Medulit, në regjionin e Istres, ka fituar një vend në Asamblenë komunale, shkruan Reporteri.net.
Është zyrtari i AAK-së, Pal Lekaj, i cili ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në Facebook, ndërsa thotë se shqiptarët e bashkuar gjithmonë dalin fitues.
“Jam shumë i lumtur për fitoren e listës së Shqiptarëve të Medulinit në Kroaci, të cilët do të përfaqësohen në Asamblenë Komunale nga Liridon Lekaj. Shqiptarët e bashkuar gjithmonë dalin fitues ”, ka shkruar ai.
Liridon Lekaj është nip i ish-deputetit Pal Lekaj.