Maqedonci për vizitën e Vuçiqit në Rusi: Nuk ka ndryshuar qasja hegjemoniste ndaj Kosovës

08:39 | 19 Maj 2025
maqedonci-per-viziten-e-vuciqit-ne-rusi:-nuk-ka-ndryshuar-qasja-hegjemoniste-ndaj-kosoves

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se prezenca e Vuçiqit në paradën ushtarake në Moskë është dëshmi e lidhjeve të forta që ka Serbia me shtetin rus.

“Serbia po vazhdon të dëshmojë çdo ditë e më tepër lidhjet e saj me vendet autokratike dhe me aleatet e tyre historike siç janë Federata Ruse por edhe vendet e tjera, jo vetëm formalisht, duke qenë pjesë e aktiviteteve siç ishte parada ushtarake në Moskë, por edhe më saktësisht duke bashkëpunuar dhe në fushën e blerjes së armatimeve edhe qasje ushtarake në raport me ato vende”, tha Maqedonci për RTK-në.

Duke e qenë e tillë, Maqedonci tha se qasja pushtuese e destabilizuese e Serbisë është e shkruar edhe në kushtetutën e këtij shteti, duke mbajtur Kosovën pjesë të saj e që shpërfaq në vazhdimësi synimet në raport me Kosovën.

“Serbia nuk ka ndryshuar qasjen hegjemoniste në raport me Kosovën. Kjo pasqyrohet në vazhdimësi si në deklarimet e tyre si në veprimet e tyre dhe aktivitetet e tyre, por edhe në mbështetjen që institucionet e sigurisë në Serbi i japin elementeve që kanë zhvilluar sulme dhe aktivitet terroriste ne vendin tonë”, shtoi Maqedonci.

Komento: