Artan Muhaxhiri: Vetëm Gjykata Kushtetuese mund ta zgjidhë krizën politike, çdo gjë tjetër është humbje kohe

10:13 | 19 Maj 2025
artan-muhaxhiri:-vetem-gjykata-kushtetuese-mund-ta-zgjidhe-krizen-politike,-cdo-gje-tjeter-eshte-humbje-kohe

Analisti politik Artan Muhaxhiri për FrontOnline ka komentuar situatën aktuale politike në vend, duke vlerësuar se partitë politike janë të paqarta dhe irracionale në qasjen e tyre ndaj krizës institucionale.

Ai ka theksuar se mungon çdo plan konkret për zhbllokimin e situatës, si nga pushteti, ashtu edhe nga opozita.

“Për fat të keq, partitë politike nuk kanë asnjë ide të qartë se si të procedojnë me këtë bllokadë,” deklaroi Muhaxhiri.

Ai tha se VV s’po bën hapa për zhbllokim të situatës politike.

“Si dhe janë krejtësisht irracionale, pasi në njërën anë është VV që s’bën hapa për zhbllokim të situatës, dhe është edhe opozita në anën tjetër që s’kanë përafrim dhe plan për ballafaqimin e kësaj krize.” shtoi ai.

Sipas tij, partitë politike nuk janë në gjendje të ofrojnë zgjidhje reale, dhe vetëm një vendim nga instanca më e lartë juridike e vendit mund të sjellë dalje nga ngërçi aktual.

“Këtë mund ta zgjidhë vetëm Gjykata Kushtetuese dhe çdo gjë tjetër është humbje kohe,” përfundoi Muhaxhiri, duke e cilësuar përgjigjen e Kushtetueses si zgjidhjen e vetme.

Komento: