Hasani i PDK-së u pa të bisedojë me Haxhiun e VV-së, Krasniqi: Asnjë milimetër askush i PDK-së nuk lëviz

11:24 | 19 Maj 2025
hasani-i-pdk-se-u-pa-te-bisedoje-me-haxhiun-e-vv-se,-krasniqi:-asnje-milimeter-askush-i-pdk-se-nuk-leviz

Kryeari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e quajti “pyetje të kotë” atë që u mendua pas një bisede mes Albulena Haxhiut të VV-së dhe Nait Hasanit të PDK-së.

“Asnjë milimetër nga qëndrmet e partisë nuk lëviz askush i PDK-së”, tha Krasniqi.

“Pyetje e kotë, megjithëse respektin, sepse asnjë deputet i PDK-së nuk lëviz asnjë milimetër nga qëndrimet e partisë. VV dëshiron të krijojë narracione të përçarjes.

Ne këtu jemi me i përfaqësu qëndrimet politike otna, dhe vendimet që i kemi marrë në organet e partisë.

S’ka të bëjë me ne veç me zonjën Haxhiu, por me krjet anëtarët e qeverisë – s’kemi votë për asnjë nga ish-ministrat dhe zv/ministrat”, tha Memli Krasniqi.

Komento: