Një foshnje e porsalindur është gjetur pranë një deponie mbeturinash në rrugën “Butofci” në Prishtinë, mëngjesin e sotëm.
Klankosova.tv mëson se tashmë është konfirmuar se foshnja është pa shenja jete,
Në vendin e ngjarjes ndodhen të gjitha njësitë përkatëse.
Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë e kanë konfirmuar rastin tashmë për Klankosova.tv dhe kanë bërë me dije se po marrin veprimet e nevojshme për ta zbardhur rastin.