Lirohet Safet Gjici

13:16 | 19 Maj 2025
lirohet-safet-gjici

Ish-kryebashkiaku i Kuksit, Safet Gjici, është liruar nga qelia pas një vendimi të fundit të marrë nga Apeli i juridiksionit të përgjithshëm.

Sipas këtij vendimi, ai do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit me “qendrim në shtëpi” për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

 

 

Vendimi u mor pas shqyrtimit të kërkesave të avokatëve të Gjicit, të cilët paraqitën argumente për gjendjen e tij shëndetësore, e cila kërkon kujdes të veçantë.

Më herët, kërkesa për lirimin e tij ishte refuzuar nga Gjykata e Elbasanit, e cila vendosi që ai të mbetej në paraburgim.

 

 

Gjici ka qëndruar i izoluar deri tani në burgun e Lushnjes./

Komento: